Futboll Seria A Sport

MERKATO E ÇMENDUR PËR JUVENTUS/ Ja emrat që do Sarri për skemën e formacionit

Në konferencën për shtyp, Mauricio Sarri u shpreh shumë qartë, duke u ofruar një buzëqeshje, sidomos dy “rebelëve” të kohëve të fundit, duke theksuar se Duglas Kosta dhe Paulo Dibala ishin dy prej lojtarëve, që së bashku me Kristiano Ronaldon, janë ndër ata që bëjnë diferencën në 30 metrat e fundit të fushës.

Madje, ai i la një derë të hapur edhe Gonzalo Higuainit dhe Mario Manxukiçit, por pranoi se adhuron edhe Federiko Bernardeskin. Me pak fjalë, trajneri i ri është i kënaqur me artilerinë që ka në dispozicion për repartin e sulmit, prandaj të vetmet pretendime në merkato janë një qendërmbrojtës i nivelit botëror dhe 2-3 mesfushorë, duke qenë se Khedira, por edhe Bentankur, nuk duket se i pëlqejnë shumë. Capture

Prandaj, siç zbulon “TuttoSport”, nëse Adrien Rabio është një synim më se i mundshëm, madje përflitet se akordi është arritur, tani, ëndrra e madhe është dhe mbetet Pol Pogba. Të dy këta do të ishin alternativa të rëndësishme për digën e formacionit bardhezi që me Mauricio Sarrin pritet të jenë protagonistë në skemën 4-3-3 ose 4-3-2- 1, por duke u alternuar me Matuidin, apo qoftë edhe me Ramsejn, pa harruar edhe Xhanin.

Por nëse Pogba dhe Rabio sfumojnë në sekondat e fundit, kërkesat e Sarrit janë dy: Zhorzhinjo, i besuari që mori me vete nga Napoli te Çelsi dhe Lorenco Pelegrini. Për të parin, ai që ka hapur mundësinë e një akordi ka qenë menaxheri i tij, ndërsa për talentin e Romës duhen 15-20 milionë euro, apo një shkëmbim kokë më kokë me portierin Perin.

Capture1

Ndërkohë, duke mbetur te mbrojtja, objektivi njihet nga të gjithë tashmë: Matijs de Ligt, kapiteni 19-vjeçar i Ajaksit, për të cilin Juventusi është gati që të shpenzojë 90-100 milionë euro, nga të cilat 75-80 milionë do të shkonin në xhepat e klubit holandez dhe 15-20 milionë si komision për menaxherin Mino Raiola, nëse ky i fundit e bind De Ligtin që të firmosë për Juven.

Tani, radha i takon drejtorit sportiv të bardhezinjve, Fabio Paratiçi, për të intensifikuar bisedimet lidhur me objektivat që janë përfolur dhe njihen nga të gjithë, ndonëse nuk është se do të jetë shumë e lehtë, duke parë konkurrencën e madhe që ka mbi emrat e mësipërm.

Related posts

STATISTIKAT/ 18 javët të para në Superiore, pasimet dhe zotërimi i topit flasin vetëm për… Kukësin

Delo.autor

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Allegri i shqetësuar për ekipin, ja shkaku kryesor

Delo.autor

NEYMAR “SHPËRTHEN” NGA FITORJA/ I feston si ULTRAS golat e PSG-së ndaj Manchester Unitedit (FOTO+VIDEO))

Delo.autor

Leave a Comment