Futboll Sport

NIS KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Turneu i mbushur me yje, favorit Egjipti i Salah

Ngre siparin në 22:00 me orën shqiptare, Kupa e Kombeve të Afrikës, turneu më i rëndësishëm i futbollit në Kontinentin e Zi që do të impenjojë 24 përfaqësueset finaliste në një turne emocionues.

Edicioni i 32-të i Kupës së Afrikës do të zhvillohet në Egjipt, dhe në përballjen e parë, ekipi vendas që është dhe favoriti kryesor, do të presë Zimbabwen në stadiumin kombëtar të Kajros.

Me lojtarë të kalibrit botëror si Mohamed Salah, Sadio Mane, Igalo, Niang apo talenti i Ajaksit, Zieh, turneu i kësaj vere premton shkëndija dhe festë unike në shkallët e impianteve.

Të  gjitha parashikimet e vendosin vendin organizator si atë më të kuotuarin për të rrëmbyer trofeun.

Egjipti me 16 gola në fushatën kualifikuese, do të duhet të llogarisë gjithashtu rivalë të vështirë si Senegali, Nigeria, po Bregu i Fildishtë.

Por ka nga ata që vënë bast se surpriza më e madhe e kupës së kombeve të Afrikës do të jetë dikush tjetër.

Related posts

Erald Çinari drejt ekipit të njohur spanjoll

Sadik.Autor

TRIUMF MADHËSHTOR NË “ANFIELD”/ Shikoni driblimin turpërues ndaj yjeve të Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Norwich-Chelsea, “Kanarinat” sfidojnë “Blutë” në kupën e Anglisë

Q.Autor

Leave a Comment