Futboll Seria A Sport

MILAN ARRIN MARRËVESHJEN/ Ja kush është blerja e parë në merkaton e verës

Davide Calabria do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2024.

Milani ka mundur të gjejë akordin për zgjatjen e kontratës me mbrojtësi, që ka dalë nga akademia e kuqezinjëve.

Në takimet e bëra me menaxherin e tij, Alessandro Luçi sipas “Calciomercato. com” është gjetur marrëveshja për kohëzgjatjen e qëndrimit të lojtarit te “djajtë” nga viti 2022 në vitin 2024, shoqëruar e kjo dhe me një rritje rroge.

Maldini duket se e ka dashur më shumë këtë rinovim pasi e vlerëson shumë 22-vjeçarin.

Djaloshi është me të vërtetë i talentuar dhe këtë zgjatje kontrate e ka dashur ish kapiteni i Milanit, i cili është një nga mbrojtësat më të mirë që ka njohur historia e futbollit.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Kukësi-Wolfsburg. Rezultati 0-4

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Messi shtyn Icardin në Serie A, ironi e fatit: Interi mund ta ndihmojë

Delo.autor

SKUADËR ME SHUMË NDRYSHIME/ Nga Hysaj tek kampioni i botës, ja si do të jetë Lazio e Sarri-t

Delo.autor

Leave a Comment