Futboll Gossip Sport

MILOT RASHICA FESTON DITËLINDJEN/ Gruaja e tij prek me dedikimin: Ti më bën… (FOTO)

Milot Rashica sot feston ditëlindjen dhe urimin më special e ka marrë nga gruaja, Belkiz Kera.

Talenti i Werder Bremen, Milot Rashica, sot feston ditëlindjen e 23’të.

Në mesin e urimeve të shumta që ka marrë, nuk kishte se si të mungonte edhe ai nga gruaja e tij, Belkizi.

Pëmes një postimi në Instagram, Belkiz i ka treguar talentit të Kosovës se sa shumë e do.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dëshiroj çdo të mirë. Jam shumë falënderuese për çdo gjë që më bën gruan më të lumtur në botë. Të dua më shumë se fjalët mund të përshkruajnë”, shkroi Belkizi.

Rashica iu bashkua Werder Bremenit në janar të vitit 2018 dhe pas një fillimi të vështirë pas kalimit nga liga holandeze në atë gjerman, ai shpërtheu dhe u bë lojtari më i dashur për tifozët e Bremenit në vitin 2019.

Në 30 paraqitje për Bremenin në total, Rashica i ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asiste, shumicën absolute në vitin 2019.

Formën e lartë këtë vit, 23-vjeçari po e bart edhe te kombëtarja verdhekaltër, ai ndihmoi “Dardanët” të marrin katër pikë në ndeshjet e qershorit, pasi shënoi në barazimin 1-1 me Malin e Zi dhe në fitoren 3-2 kundër Bullgarisë.

Sezonin e ardhshëm ai do ta bartë fanellën me numrin tij të preferuar, numrin 7.

Related posts

DËSHIRON TË PROVOJË NJË AVENTURË Ë RE/ Shkodran Mustafi refuzon rinovimin, largohet nga Arsenal me…

Delo.autor

Giro d’Italia/ Yates njeriu për t’u mundur, Aru e Froome nuk mund të gabojnë më

Sadik.Autor

“Bomba” nga Spanja dhe Anglia: Icardi ka kryer vizitat mjekësore te Reali!

Q.Autor

Leave a Comment