Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Pikante nga Portugali-Holandë, ja sa vrapuan lojtarët në finale (FOTO)

Portugalia u shpall mbrëmjen e djeshme kampione e Ligës së Kombeve, duke qenë ajo e para që fiton trofeun më të ri të UEFA-s

Kampionia në fuqi e Europës mundi në finale Holandën, ku i mjaftoi një gol në pjesën e dytë për t’u shpallur fituese.

Për të triumfuar në këtë finale, portugezëve iu desh të vraponin shumë, teksa i gjithë ekipi përshkoi në fushë 108.43 km, kundrejt 108.52 km të holandezëve.

Më tepër nga të gjithë vrapoi Bernardo Silva, 11.64 km, ndërsa De Jong nga Holanda i dyti me 11.23 km.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni lojtarët që vrapuan më shumë.

Related posts

“GOLIN IA KUSHTOJ SKUADRËS”/ Mbrojtësi Kumbulla: Falënderoj trajnerin dhe ekipin për…

Delo.autor

YLLI REALIZON GOLA NË 52 NDESHJE/ Manchester City fiton kur Sterling shënon, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Argjentina e feston eliminimin e Lionel Messit nga Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment