Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Bjellorusia mposht Kazakistanin! Shans i artë që Shqipëria të marrë… arratinë

Bjellorusia mposhti ditën e sotme Kazakistanin me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për Grupin 4 të Ligës së Kombeve ku bën pjesë edhe Shqipëria. Një rezultat ky që iu shkon për shtat edhe kuqezinjve të Edi Rejës, që në rast triumfi ndaj Lituanisë, kryesojnë të vetëm me 6 pikë.

Për sa i përket ndeshjes mes Kazakistanit dhe Bjellorusisë, miqtë, kaluan të parët në avantazh në minutën e 53-të me anë të Bordaçev, në minutën e 53-të, ndërkohë që Ajmbetov, barazoi shifrat në 1-1.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim, futbollisti kazak Sujumbajev, bën një gafë amatoreske nga auti, duke i dhuruar një asist të çuditshëm sulmuesi Lisakoviç, i cili i vetëm përballë portierit, e dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar 3 pijë bjellorusëve.

Related posts

REALI NDIEN ERË GJAKU/ “Galaktikët” hidhen në sulm total për yllin e Juventusit

F.autor

Jose Mourinho kthen sytë nga mesfushori i Arsenalit

Sadik.Autor

KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Senegali dhe Maroku bëjnë detyrën

Delo.autor

Leave a Comment