Ekskluzive Futboll La Liga Sport

NDJEKJA E NEYMAR DHE MBAPPE VAZHDON/ Ja skenari i ëndrrës për Real Madridin në Paris

Real Madridi e ka gjetur veten në një situatë që dukej e pamundur vetëm disa muaj më parë, por me tensione në Paris Saint-Germain duket sikur Neymar dhe Kylian Mbappe mund të jenë në treg këtë verë.

Los Blancos ishte duke pritur për një shenjë për të treguar se kishte një shans të nënshkruante dhe kjo erdhi në formën e komenteve të Nasser Al-Khelaifi.

Presidenti i PSG deklaroi se çdo lojtar që nuk dëshiron të jetë në klub do të lejohet të largohet.

Ndërsa fokusi është në mënyrë të vendosur tek Neymar, komentet e fundit të Mbappe vënë dyshime nëse donte të ishte në Paris për shumë kohë.

Zinedine Zidane është jashtëzakonisht i interesuar për një lëvizje të mundshme për Mbappe, por drejtuesit e  Real Madrid besojnë se nënshkrimi i Neymar do të jetë më i suksesshëm.

Nëse ka ndonjë shans për të siguruar nënshkrimin e Neymar, Real Madrid do të paguante paratë dhe do të merrej me pasojat më vonë – e njëjta gjë vlen edhe për çdo lëvizje për Mbappe.

Problemi i vetëm do të ishte që, nëse Neymar dhe Mbappe do të futeshin në Santiago Bernabeu, ata do të bashkoheshin me një listë gjithnjë e më të gjatë të opsioneve sulmuese.

Related posts

BOMBASTIKE/ Rossella Fiamingo nuk di të përdorë vetëm… SHTIZËN (FOTO)

Isa.Autor

PRITJES SË GJATË I ERDHI FUNDI/ Dinamo rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh (VIDEO)

Delo.autor

LeBron çon Cleveland në finalet e Konferencës së Lindjes

Sadik.Autor

Leave a Comment