Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Chelsea merr fitoren e parë në shtëpi, Tottenham tregon forcën

Chelsea është rikthyer te fitorja pas humbjes me Liverpool fundjavën e kaluar. The Blues kanë mposhtur Brighton me rezultatin e pastër 2-0 në Stamford Bridge. Të besuarit e Frank Lampard kanë dominuar takimin dhe si rrallëherë kanë qenë të qëndrueshëm edhe në prapavijë. Ishte Jorginho ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 50’ me Jorginho-n nga penalltia. Çerek ore më vonë Willian ka dyfishuar rezultatin me një goditje të papritur nga këndi i zonës së rreptësisë. Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vend të 6-të me 11 pikë.

Tottenham ka reaguar pas humbjes së turpshme në EFL Cup ndaj një skuadre të kategorisë së katërt. Spurs kanë fituar 2-1 ndaj Southampton, megjithëse për shumicën e ndeshjes kanë luajtur me një lojtar më pak. Vendasit kanë kaluar në avantazh me Ndombele në minutën e 24’ të takimit. Ings ka barazuar për miqtë përkohësisht përpara se Harry Kane të shënonte golin e fitores për vendasit. Ndërkohë Aurier kishte dalë me karton të kuq disa minuta më parë. Me këtë fitore Tottenham ngjitet në vend të 4-t, me 11 pikë të grumbulluara.

Related posts

INZAGI NDRYSHON SKUADRËN NDAJ UDINEZEN/ Xheko dhe Korrea udhëheqin Interin, Barela shikon nga pankina

Delo.autor

Di Francesco: Fillim i ri për Romën, Cengiz mund të bëhet lider në fushë

Q.Autor

Barcelona gjen në Francë, portierin e së ardhmes

Sadik.Autor

Leave a Comment