Futboll Seria A Sport

NIS “REVOLUCIONIN” E MADH/ Milan ofron dyfishin e rrogës për drejtorin e sportiv…

Blerja më e madhe e Milanit në merkaton e verës nuk do të jetë një lojtar, por një drejtor i aftë sportiv që të dijë të bëjë diferencën dhe të rivlerësojë talente të rinj me kosto të ulët. Tashmë askush nuk ka dyshime që emri perfekt për këtë detyrë është ai i Igli Tares, i cili pritet të bëjë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar kuqezinjve, nëse do të pranojë ofertën e çmendur që i ka ardhur nga Milano.

Sipas mediave prestigjioze në Itali, mes të cilave edhe “Sportmediaset”, Elliot është i vendosuR për të bërë ndryshimin rrënjësor në stafin e klubit duke afruar Taren për detyrën e drejtorit sportiv, pasi Paolo Maldini do të kalojë në rolin e drejtorit të përgjithshëm si krahu i djathtë i administratorit Ivan Gazidis. Pikërisht ky i fundit ka parë te Tare cilësitë që i duhen klubit për t’u ringritur në një moment mes shumë vështirësish e problemesh ekonomike dhe ka bindur bordin që të investojë për afrimin e shqiptarit.

Për këtë arsye, Tares i është ofruar dyfishi i rrogës që përfiton aktualisht te Lacio, duke i siguruar tashmë një pagë mbi 2 milionë euro në vit. Por për momentin situata është në vendnumëro pasi Tare ka një marrëveshje ekzistuese me Lacion dhe presidenti i bardhekaltërve, Klaudio Lotito, nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht prej tij.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Frankfurt-Arsenal. Rezultati 0-1

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shqiptar protagonist me gol dhe i jep fitoren ekipit të tij (VIDEO)

Delo.autor

Lëndohet rëndë portieri tunizian, shpërthen në….

Sadik.Autor

Leave a Comment