Champions League Futboll Sport

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ Ja sa miliona euro i kushtoi Championsi

Dhe pastaj thonë se paratë nuk kanë rëndësi. Dakord loja, dakord idetë, por kur investohen milionat, është pak më e thjeshtë. E shkëlqyer puna e Jyrgen Klopit, i cili i solli mentalitetin fitues dhe i shkëlqyer organizimi, por Liverpuli për të formuar këtë skuadër ka shpenzuar gjatë viteve të fundit 638 milionë euro.

Një analizë interesante ajo e spanjolles “Marca”, e cila ka depërtuar në thellësi të mënyrës sesi është ndërtuar skuadra gjashtë herë kampione e Europës. Më i shtrenjti transferim është ai i Virxhil Van Dajkut, për blerjen e të cilit nga Sauthemptoni në janarin e 2018-ës, “reds”-at paguan shifrën rekord botëror për një mbrojtës, 85 milionë euro. Vendimtar në suksesin e këtij viti ishte edhe porta.

Prej gabimeve të Loris Kariusit, “reds”-at humbën finalen e sezonit të shkuar kundër Realit të Madridit në Kiev, por me transferimin e Alison Bekerit nga Roma verën e shkuar, Klop ishte i qetë gjatë gjithë 90 minutave me brazilianin mes shtyllave në “Vanda Metropolitano” kundër Totenhemit. “Gjysmën e kartonit tim e shleva me pritjen ndaj Napolit”, tha me humor Alison, për ndërhyrjen e tij vendimtare ndaj Milik në fazën e grupeve, decizive për daljen e “reds”-ave nga grupi.

liverpul

Në arkat e Romës shkuan 75 milionë euro, por me suksesin në finale, Alisoni shleu edhe pjesën tjetër të kartonit me pritjet e tij. Investim 100% i suksesshëm. Shumë i vlefshëm në 2/3-at e para të sezonit ishte edhe Nabi Keita, njeriu i mrekullive te Lajpcigu. Mesfushori afrikan e humbi finalen si pasojë e një dëmtimi, por Klop u pagoi gjermanëve 60 milionë euro për shërbimet e tij. Sa është paguar për të ndërtuar trion e mrekullive të sulmit Salah, Firmino, Mane? Me gati 40 milionë euro për secilin, “reds”-at kanë formuar një prej reparteve ofensive më të frikshme të Europës.

Investimet për pjesën tjetër të skuadrës vijnë natyrisht duke u rrudhur, por nuk mungojnë as prurjet nga akademia dhe futbollistët e ardhur me parametër zero. Xhejms Milner është një lojtar i fituar falas në “Anfield Road”, ashtu si Matip dhe si djaloshi 20-vjeçar i mbrojtjes, Trent-Aleksander Arnold. Tifozi i Liverpulit është graduar nga moshat dhe pas dëmtimit të Klajnit, Klop i dha detyrën e vështirë për ta zëvendësuar, por ai nuk e lëshoi kurrë më atë pozicion.

Related posts

“ATA QË KRITIKOJNË TORRES-IN NUK JANË TIFOZË”/ Ylli Morata: Ne jemi shumë të motivuar që të nisim rrugëtimin…

Delo.autor

VEDAT MURIQI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Drejtori sportiv i Torinos thur elozhe: Ka forcë fizike dhe është i fortë në…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ronaldo kishte refuzuar kontratën me Realin para se të shkonte në Juventus

Delo.autor

Leave a Comment