Futboll Seria A Sport

NIS TRATATIVAT PËR BLERJEN E BUJSHME/ Juventus përdor Moise Kean për të arritur super talentin…

Juventusi i ri po lind falë Mimo Raiolas, i cili është shkaku kryesor i një transferimi të mundshëm të Matthijs de Ligt te bardhezinjtë nga Ajaxi i Amsterdamit.

Një tratativë që po merr jetë e ku është përfshirë edhe emri i Moise Kean.

Sulmuesi i kampionëve të Italisë i intereson shumë Ajaxit dhe Paratici kërkon ta përfshijë si kundër ofertë për të arritur shifrën 70 milionë euro që kërkojnë “harkëtarët” për mbrojtësin.

Talenti i Moise Kean është i padiskutueshëm, por sulmuesi i ri ka probleme jashtë fushe me sjelljet e tij të pahijshme, aq sa është dënuar edhe nga trajneri i U-21 të Italisë, Di Biagio.

Bardhezinjtë nuk duan ta humbin këtë talent dhe janë para një dileme.

Tashmë i takon Mimo Raiolas, menaxherit të De Ligt dhe i Kean, i cili ka marrëdhënie shumë të mira më të dy klubet, për ta zgjidhur ngërçin.

Për bardhezinjtë zgjidhja më e mirë do të ishte ta mos e humbnin krejtësisht kontrollin mbi kartonin e Kean, ndoshta duke përfshirë të drejtën e riblerjes.

Related posts

Juventus hidhet në sulm/ Bardhezinjtë bëjnë ofertën e parë për yllin e Botërorit

Sadik.Autor

TRAGJEDI NË SPORTIN ITALIAN/ 16-vjeçari ndërron jetë në gjumë si Astori (FOTO)

F.autor

Shevçenko: Shqipëria rrezikoi pak, jam i kënaqur

Sadik.Autor

Leave a Comment