Futboll Seria A Sport

Juventus hidhet në sulm/ Bardhezinjtë bëjnë ofertën e parë për yllin e Botërorit

Aleksandr Golovin është një nga mesfushorët më të talentuar të Rusisë dhe që pritet të shkëlqejë në Kampionatin Botëror. Sinjalet e para mesfushori i dha që në ndeshjen e parë, ku shënoi një gol dhe dha dy asiste. Milani është një nga klubet më të interesuara, por Juventusi ka bërë ofertën e parë zyrtare për Golovin. “Zonja e Vjetër” e shikon me interes mesfushorin, por oferta ende nuk ka arritur çmimin prej 25 milionë eurosh, shifër kjo e cila kërkohet nga CSKA Moscow. Gianluca Di Marzio pretendon se propozimi i parë zyrtar është dërguar me faks gjatë ditës së sotme. Ai vlen 17 milionë euro plus bonuset e lidhura me performancën, por CSKA tashmë janë të vendosur për të fituar më shumë nga ai pas performancës së tij në Botëror. Një tjetër ofertë e përmirësuar është radhitur nga bardhezinjtë, duke ofruar 18 milionë euro, plus shpërblime dhe në thelb një përqindje të shitjes së tij në të ardhmen. Tani u takon drejtuesve të CSKA për të vendosur nëse do të pranojnë ofertën apo jo të “Zonjës së Vjetër”.

Disa ekipe të Premier League janë gjithashtu të interesuar për Golovin, duke përfshirë Arsenalin, Manchester United, Chelsea-n dhe Liverpool-in. Ndërkohë nga Serie A, raportohet se Milan e shikon si shumë të rëndësishëm 22-vjeçarin për të përforcuar repartin e mesfushës. Sipas raporteve të mediave italiane drejtuesit e Milanit e kanë ndjekur mesfushorin në aksion gjatë ndeshjes së parë të Kupës së Botës. Megjithatë, Juventusi ka ndjekur 22-vjeçarin për një kohe të gjatë dhe tashmë ka pranuar kushtet personale me lojtarin, i cili u jep atyre një dorë për të nisur bisedimet me klubin. Mesfushori shënoi shtatë gola, ndërsa kontribuoi me gjashtë asiste në 43 ndeshje konkurruese këtë sezon, por gjithashtu gjeti rrjetin me një gol dhe dy asiste në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës të Rusisë kundër Arabisë Saudite.

Related posts

FOTO/ Yeovil-Manchester United, formacionet zyrtare. Pritet debutimi i Alexis Sanchez

Q.Autor

PENALLTIA E GABUAR QË U SHNDËRRUA NË GOL/ Ish-gjyqtari Juan Andujar Oliver: Arbitri gaboi rëndë, nuk duhet të…

Delo.autor

U KUALIFIKUA NË EURO 2020/ Sheshoi grindjet dhe zëvendësoi edhe shoferin e autobusit, ja si Kooman e rilindi Holandën

Delo.autor

Leave a Comment