Futboll Seria A Sport

NJË TRATATIVË QË MBETET PEZULL/ Milan refuzon ofertën e Sheikut për Donnarumman, ja shifra që kërkon

Milani ka kthyer mbrapsht ofertën e parë të PSG-së për portierin Gigi Donnarumma.

Propozimi i drejtorit sportiv të parisienëve, Leonardo, i cili deri pak javë më parë ishte në stafin drejtues të kuqezinjve, ishte 20 milionë euro, plus kartonin e Areolas që vlerësohet 30 milionë euro.

Një shifër e vogël për “Djallin”, që e vlerëson Donnarummën të paktën 60 milionë euro, edhe pse kontrata e “gardianit” skadon në vitin 2021.

Gigi është shumë i ri, vetëm 20-vjeç, dhe duke marrë në konsideratë faktin që sezonin e kaluar Kepa la Bilbaon për t’iu bashkuar Chelseat për 80 milionë euro e Alisson u largua nga Roma për Liverpoolin për pa më shumë se 70 milionë, atëherë oferta e PSG është vërtet për të mos u marrë në konsideratë.

Një ditë më parë, Barcelona shpenzoi plot 35 milionë euro për Neton, që thjesht do të jetë alternativë e Ter Stegen te “Blaugranat”.

Milani ka dyshimet e tij për aftësitë e Areolas, që sezonin e kaluar luajti në 3 ndeshje te PSG mes kampionatit dhe Kupës përkundrejt 25 të Buffon.

Dyshime të mëdha ka dhe vetë Donnarumma, që nuk është ende i bindur për t’u larguar nga “Djalli”.

Milani është nën presionin e kohës, pasi i duhen 30 milionë euro për (Fair Play Financiar), por drejtuesit, nëse nuk rritet oferta për portierin e parë, mund të sakrifikojnë Ricardo Rodriguez dhe Kessie.

Related posts

Totenham në super formë dyfishon shifrat ndaj Man United (VIDEO)

Q.Autor

Italia zgjedh trajnerin për miqësoret me Anglinë dhe Argjentinën

Q.Autor

THIRRJET RACISTE TË TIFOZVE/ Ja DËNIMI që ka marrë JUVENTUSI në CHAMPIONS

Isa.Autor

Leave a Comment