Futboll Sport

VAZHDON ÇËSHTJA E YLLIT BRAZILIAN/ Neymar në merakto vlen 190 milionë euro, ja problemi i vetëm

Zhvillimet për çështjen “Nejmar” janë të pakta dhe thuajse asgjë nuk ka ndryshuar nga disa ditë më parë. Braziliani po stërvitet i veçuar në Kinë, ndërkohë që dëshira e tij është të largohet nga PSG-ja. Ditën e djeshme mediat spanjolle raportojnë faktin se Nejmarit i ka rënë vlera në merkato dhe tani kushton 190 milionë euro. Një shifër që në fakt nuk pranohet nga PSG-ja. Skuadra franceze kërkon patjetër mbi 200 milionë për ta lënë të lirë.

VETO BARÇËS

Problemi më i madh në këtë situatë nuk lidhet me çmimin dhe vlerën që ka Nejmar në merkato, por me faktin se drejtuesit e PSG-së nuk kanë ndërmend që të ulen në bisedime me Barcelonën, aq më pak ta shesin te katalanasit. Nuk janë të gatshëm që të arrijnë një marrëveshje me Bartomeun dhe mendojnë se ky i fundit fshihet pas krisjes dhe sjelljeve jo të hijshme të brazilianit përpara disa ditësh. Deri në fundin e merkatos mund të ketë zhvillime, por për momentin gjithçka ka ngecur në këtë pikë. Dëshira e madhe e tij është të rikthehet te katalanasit, ndërsa ditën e djeshme Leonardo shkoi në Kinë për ta takuar.

nejmar

BIEN AKUZAT

Në aspektin personal duket se Nejmarit i është larguar një shqetësim, i cili lidhej me akuzat për përdhunim. Çështja në Brazil është mbyllur dhe nuk ka prova të mjaftueshme që implikojnë sulmuesin e PSG-së. Në këtë mënyrë, ai është më i qetë për t’u përqendruar te çështjet e futbollit. Kjo verë ishte vërtet shumë e vështirë për “O’Neyn”, i cili përveç akuzave që i rëndonin, u dëmtua dhe humbi Kupën e Amerikës.

Related posts

TREGON BETEJËN ME DROGËN/ Ish futbollisti: Më bëri të çmendur, më vrau edhe vëllain

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester United-Everton. Rezultati 1-1

Delo.autor

E PAPRITUR/ Debatoi me trajnerin, Memushaj gati të largohet nga Pescara

Delo.autor

Leave a Comment