Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NUK PRITEJ KY REAGIM NGA TRAJNERI/ Reja qesh pas ndeshjes: Ja fajtori për humbjen ndaj Islandës

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur menjëherë pas humbjes 1-0 ndaj Islandës.

Në një prononcim tekniku italian vuri në dukje lojën e mirë të kuqezinjve por rezultati sipas tij ishte i padrejtë.

“Kemi bërë lojë të mirë me raste të shumta por nuk i shfrytëzuam siç duhet. Kundërshtari kishte një episod dhe arriti që të shënonte. E nisëm mirë. 20 minutat e para e nisëm mirë. Krijuam disa raste. Fituam një lloj superioriteti të lojës. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë.

Ashtu siç pritej skuadra e Islandës ishte shumë mirë fizikisht. Ne nuk u treguam të saktë dhe nëse do të kishim shënaur situata do ishte ndryshe. Ata me rastin që kishin arritën të shënonin dhe më vjen shumë keq.

Por askush nuk e priste që Reja të buzëqeshte pas humbjes që mund t’i kushtojë shtrenjt Shqipërisë. Me nota ironike dhe duke qeshur Reja tha se arbitri ishte fajtor pasi gaboi.

“Nuk jam i kënaqur me arbitrin, pasi ai na mohoi një penallti. Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse do të akordonte penallti. Jam i tërbuar, por fati nuk ishte me ne”, tha ai duke qeshur gjatë intervistës.

Goli i pësuar…

Pavarësisht aftësive të dukshme të sulmuesit, ne nuk duhet ta lejonim që ai të kalonte në atë mënyrë.. Ishte një pamjaftueshmëri e jona si dhe një aftësi e tij. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm”.

Related posts

INTER ME PLAN PËR TË ARDHMEN/ Pas Kumbullës interesohet edhe për mbrojtësin argjentinas, ja emri

Delo.autor

LEGJEONARËT/ Yjet shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë. Nga Sadiku tek Bakaj (VIDEO)

Delo.autor

TËRBOHET LIVERPOOLI/ NEYMAR parashikon “TOP” katër skuadrat në ANGLI

Isa.Autor

Leave a Comment