Futboll Seria A Sport

PARATICI TAKIM ME VËLLANË MENAXHER TË HIGUAIN/ Juventus kërkon të “parkojë” yllin argjentinas, ja problemi i vetëm

Fabio Paratiçi e ka drejtuar direkt në Romë tratativën SpinacolaPelegrini dhe jo në selinë e merkatos italiane, në Milano. Ai ka sot në program një takim kokë më kokë me presidentin Xhejms Palota dhe më vëllanë-menaxher të Gonzalo Higuainit, për të shpresuar në gjetjen e një akordi për argjentinasin.

Roma, e cila do të humbë me shumë mundësi Edin Xhekon, i cili i është premtuar Interit, është në kërkim të një bomberi me eksperiencën dhe me forcën goditëse të boshnjakut dhe “Pipita” i gëzon këto cilësi. Madje, edhe pse zhvilloi ndoshta sezonin më të dobët të karrierës së tij, Higuain mes Milanit dhe Çelsit realizoi 11 gola, ndërsa Xheko vetëm 9.

Problemi i vetëm është që nëse Higuain ka një pagë bruto (rrogë plus taksa) prej 13 milionësh, Xheko u kushton verdhekuqve 11 milionë. Nëse juventini do të pranojë që të zbresë nga 7.5 milionët neto në sezon që fiton, në 6 milionë euro, atëherë Roma, me shumë mundësi, do të pranojë që të plotësojë kërkesën e Juves: huazim njëvjeçar për shumën e 11 milionë eurove, plus detyrimin e blerjes për 36 milionë në total, shumë që mund të paguhet me dy këste të barabarta, mes viteve 2021-2022.

higuain

Kjo lëvizje për të “parkuar” Gonzalo Higuainin në Romë shtyhet edhe nga fakti se trajneri dhe miku i tij, Mauricio Sarri, pasi ka biseduar me drejtuesit e Juventusit për 31-vjeçarin, ka marrë refuzimin e Paratiçit dhe Nedvedit për t’i dhënë një tjetër shans në Torino “Pipitas”.

Related posts

Torino kalon në epërsi ndaj Romës, shënon gol Di Silvestri

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Ahmetaj: Kemi objektiv të largohemi nga zona e…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Në festë Shevchenko, Zincenko ndëshkon me një gol “fluturimthi” Suedinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment