Futboll Premier League Sport

KEAN KA SHPËRTHYER ME PSG/ Pendohet Ancelotti: Do ta kthejmë tek Everton

Pasi u bashkua me PSG, gjatë seancës së fundit të merkatos, Moise Kean mori shumë pak kohë për t’u integruar në ekipin e tij të ri. Nga ana tjetër, numrat e tij flasin vetë: në 4 ndeshje të luajtura, përkatësisht dy në Ligue 1 dhe dy në Ligën e Kampionëve, ka shënuar 4 gola. Ish-xhevahiri i Juventusit fillimisht shënoi dy herë në kampionat, kundër Dijon; pastaj në Europë kundër Basaksehir, duke provuar se është më se i gatshëm të kontribuojë për kauzën pariziene.

Mes atyre që po e vëzhgojnë përparimin e tij me interes është padyshim Carlo Ancelotti. Në fakt, Kean u transferua te PSG me formulën e huazimit. Trajneri i Everton e përjashtoi mundësinë që sulmuesi të mos kthehet në Angli, pas përvojës së tij në Paris: Unë nuk kam biseduar me të, por pashë që shënoi nga dy herë në dy ndeshjet e fundit. Kjo është pozitive për PSG, për të dhe gjithashtu për ne. A do të kthehet tek Evertoni në fund të sezonit? Kështu thotë kontrata”.

Ancelotti shpjegoi pse Evertoni vendosi ta dërgojë Kean në huazim: “Ne e morëm këtë vendim në mënyrë që ai të kishte një shans për të luajtur më shumë. Tani po tregon cilësitë e tij dhe do të kthehet te ne sezonin e ardhshëm”.

Related posts

NJË DEBUTIM ËNDRRASH/ Borussia Dortmund i gëzohet blerjes së re, 17-vjeçari vendos rekord kundër Kosovës

Delo.autor

FLET PËR SITUATËN E LAZIOS/ Igli Tare “karikon” ekipin: Ne nuk kemi asnjë vështirësi, do kërkojmë të…

Delo.autor

Miqësorja e kombit në sytë e tifozit De Biasi

Sadik.Autor

Leave a Comment