Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI PREZANTON TRAJNERIN E RI/ Rrëfehet Olsi Rama: Ja pse zgjodhëm Franko Lerdën

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të trajnerit të ri, Franko Lerda ku u shpreh:

“Është kënaqësi që jemi kthyer në sallën e mediat të Partizanit, tanë me titullin kampion. Mbyllën kampionatin me sukses. Një falënderim i veçantë i shkon stafit, sidomos trajnerit Gegat. Gjithashtu falenderoj edhe pjesën tjetër dhe gjithë lojtarët.

Hapet një histori e re për Partizanin. Trajneri u largua për arsyet e veta personale. Nisëm kërkimet për trajnerin e ri. Kemi parë shumë profile dhe trajnerë interesantë, për arsye nga më të ndryshme nuk u gjet marrëveshja.

Profili i trajnerit që më bindi më shumë mua dhe bashkëpunëtorët, ishte Franko Lerda. Një trajner i ri, që ka bërë shumë mirë në karrierën e vetë. Ka trajnuar Leçen dhe Torinon. Jemi të kënaqur dhe mendoj që vizioni i tij për punë do jetë vlerë e shtuar për klubin e Partizanit dhe ekipin tonë.

Një nga synimet e mija kryesore është të rris nivelin e profesionalizmit dhe t’iu jap mundësi lojtarëve të përfaqësohen në vazhdimësi. Sfida e parë është në shortin e Champions Ligës. Shpresoj që goglat të na sjellin fat. Sido të jetë punë, do luajmë 11 kundër 11.

Ekipi do të grumbullohet për fazë në Slloveni. Kanë ardhur lojtarë të rinj, do të vijnë disa të tjerë, në mënyrë që skuadra të plotësohet dhe të bëjë sa më mirë në Champions.

Për Gegën urova të jetë si Venger po nuk mendova titullin. E fituam titullin dhe jam i mendimit që një projekt të jetë i gjatë dhe idetë e trajnerit të jenë pjesë e futbollistëve në mënyrë të vazhdueshme. Vjet bëmë një hap të madh dhe tani shpresoj të bëjmë një tjetër hap të madh duke parë stërvitjen dhe marrëdhënien dhe të ngremë nivelin tekniko-taktik të skuadrën.

I kam pasur në konsideratë trajnerët shqiptarë. I vlerësoj dhe janë goxha të përgatitur. Zgjidhja ime është e tillë, pasi kërkoj të fus frymë Europiane në skuadër. Dua diçka më tepër. Bashkëpunëtorët e mia dua që të përmirësojnë problemet. Lerda na ndihmon të shohim një hap përpara.

bandicam 2019-06-17 11-22-02-268

Me trajnerin bëmë një marrëveshje xhentëllmene. Trajneri e ka mbaruar Koverçanon me nota shembullore. Kam pyetur edhe bashkëpuntorët e tjerë, më ka bindur më tepër se çdo gjë, dëshira e tij dhe entuziazmi. Kishte konsideratë për Shqipërinë dhe dëshirë për të bërë më të mirën në karrierë. Në Shqipëri, Partizani duhet të jetë një urë për të gjithë lojtarët e rinj që të lancohen në Europë.

Është e vërtetë që Partizani ka pasur 3 trajnerë italianë në të kaluarën, por asnjë nuk ka pasur në drejtim ekip kampion.Lerda ka qëndruar gjatë në ekipet që ka drejtuar, kjo tregon që ka qenë i dëshiruar në klubet përkatëse. Gjithçka varët nga temperamenti i drejtuesve. Do shohim principin e lojës dhe rezultateve.

Po i japim një ekip që unë mendoj se është ekip më i mirë se ekipet e tjera që ka drejtuar. Kontrata është 1-vjeccare, me mundësi rinovimi në vitet pasardhëse”, u shpreh Rama.

Related posts

PAS DËMTIMIT/ Icardi në San Siro, fishkëllima dhe arratisje (FOTO)

Delo.autor

BASKETBOLL/ Partizani bie në kohën shtesë, Tirana Barleti fiton Kupën e Shqipërisë

Delo.autor

NË PRAG “AUSTRALIAN OPEN”/ Federer i dëshpëruar: Kjo gjë do të ndodhë një ditë

Delo.autor

Leave a Comment