Futboll Sport

E PIKETOI PANUCCI/ Talenti 23-vjeçar nxjerr blof Shqipërinë, ja aryeja

Qëndrimi i Panuçit në krye të Shqipërisë shoqërohet me një tjetër mundësi të humbur që një lojtar t’i bashkohet Kombëtares. Si të mos mjaftonte sulmuesi Fiorin Durmishaj që të mos bënte kalimin nga U-21 te Kombëtarja A e Shqipërisë dhe të zgjidhte Greqinë, një tjetër lojtar ka zgjedhur të mos bashkohet me kuqezinjtë. Edhe këtë herë bëhet fjalë për një futbollist shumë cilësor.

Albert Vallci është piketuar nga Kristian Panuçi, por, në fakt, bisedimet me lojtarin e Red Bull Salcburg nuk janë çuar deri në fund. Vallci, i cili pak kohë më parë ka pranuar interesimin e Shqipërisë dhe Kosovës, ka pranuar ftesën e Austrisë në ndeshjet e zyrtare kundër Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut.

vallci-120319_87c68_f_940x529-780x439

Lojtari shtatlartë që mund të luajë në të gjithë rolet e mbrojtjes, por edhe në mesfushë, ka refuzuar në heshtje Shqipërinë dhe Kosovën, teksa ka qenë pjesë e Austrisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, por pa marrë asnjë minutë aktivizim.

Related posts

S’ka kthim pas, ëndrra e Usain Bolt për t’u bërë futbollist vazhdon…

Sadik.Autor

KLUBI KA DITËLINDJEN/ KF Tirana feston 99 vjetorin e themelimit, i bëjnë një premtim tifozëve (FOTO)

Delo.autor

ZIDANE FILLON LËVIZJET E PARA/ Real Madridi ka gati ofertën 100 milionëshe për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment