Futboll Seria A Sport

PËRJASHTIMI NGA EUROPA/ Reagon Milani: Ja fajtori për këtë situatë…

Milani dhe UEFA kanë rënë dakord që kuqezinjtë të përjashtohen nga kupat e Europës këtë sezon, ndërkohë që kuqezinjtë kanë kërkuar t’u jepet afat deri në vitin 2022 që të rregullojnë bilancet sipas rregullave të FFP.

Dënimi i dhënë është pranuar nga klubi kuqezi, ndërkohë që e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e gabimeve të së shkuarës.

Pas kësaj ka reaguar presidenti i Milanit i cili shprehet se nuk janë ata përgjegjës për gjendjen aktuale.

“Ne nuk jemi përgjegjës për shkeljet, kemi keqardhje që të mos marrim pjesë në Ligën e Evropës por, ne kemi dashur t’i japim fund kësaj çështjeje, duke hequr dorë nga pjesëmarrja për një vit, do të kishim dashur të luanim në Ligën e Evropës, por gjithashtu dëshirojmë të heqim këtë barrë “. u shpreh Skaroni për mediat italiane.

Për këtë temë, ka reaguar edhe vetë klubi i Milanit, nëpërmjet një deklarate zyrtare. Klubi shprehet se faji për këtë gjendje është i pronarëve të mëparshëm, përfshirë kinezët dhe ish-presidentin Berluskoni.

“Aksionari aktual mori pronësinë e klubit në korrik 2018, duke trashëguar humbje të konsiderueshme të akumuluara pasi pronari i mëparshëm i Milanit dështoi në shlyerjen e borxheve. Këto humbje dhe shkeljet shoqëruese të rregullave të FFP-së, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në pronësi të mëparshme, çuan në sanksione nga UEFA. Klubi njeh dhe respekton FFP. Klubi pranon se nuk ka zgjedhje tjetër përveç pranimit të sanksioneve, pasi kërkon të krijojë një rrugë që të kthehet në pajtueshmëri të plotë”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e Milanit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ja projektet e Milan dhe Inter për “San Siro-n” madhështor

Delo.autor

PO VJEN MODRIC/ Vecino dhe Joao Mario pritet të ndryshojnë skuadër

Isa.Autor

GLADIATORI KUQEZI/ Xhaka falet nga arbitri, ndaloi si lojtar i fundit Demhasajn (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment