Futboll Sport

TJETËR VARIANT PËR DE BIASIN/ Klubi italian pranë firmës me ish-trajnerin e Shqipërisë

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka mbetur pa punë që pas largimit nga Alavesi në Spanjë, pasi nuk ka arritur të stabilizohet në një projekt të qëndrueshëm që prej atij momenti.

Emri i tij lakohet shpesh, sapo del ndonjë variant në ndonjë ekip në Itali.

Ndërkohë së fundmi, media italiane “Cronache” zbulon se tekniku 63-vjeçar është në planet e klubit të Salernitanës, që është në pronësi të presidentit të Lacios, Klaudio Lotito.

Në ditët e ardhshme pritet të ketë një takim mes palëve, për të diskutuar në lidhje me këtë opsion. Kujtojmë që Salernitana militon në Serinë B, teksa është në kërkim të një trajneri të ri.

Related posts

Festimi më i dështuar i historisë së Kupës së Botës vjen nga sulmuesi belg (VIDEO)

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Shkaktoi RRËMUJËS pas finales, KHABIB rrezikon ta pësojë KEQ

Isa.Autor

“MILAN IA DEL PA IBRAN, NDËRSA INTER DËSHTON”/ Avokati i “Kuqezinjve”: Suedezi nuk i tha Lukakut majmun, por e quajti…

Delo.autor

Leave a Comment