Futboll Premier League Sport

PËRKRAH DY OBJEKTIVAT E BARCELONËS/ Guardiola: Neymar dhe Griezmann, lojtarët e duhur për…

Barcelona është përkrahur për dy objektivat e verës, Neymar dhe Antoine Griezmann, nga ish-trajneri Pep Guardiola.

Neymar mund të rikthehet në “Camp Nou” vetëm dy vjet pasi u largua për një marrëveshje rekord me PSG-në.

Griezmann zbuloi muajin e kaluar se do të largohet nga Atletico Madridit dhe Barcelona është favorite për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Guardiola mendon se të dy lojtarët do t’i përshtaten kampionëve të La Ligës.

“Gjithçka varet nga ideja që keni në mendje me drejtorin sportiv dhe trajnerin”, u tha gazetarëve Guardiola.

“Lojtarët e mirë janë gjithmonë të mirëpritur në çdo ekip. Të dy ata janë shumë të mirë për Barcelonën”, tha tekniku spanjoll.

Related posts

Nis pjesa e dytë, Danimarka e Australia duan fitoren

Sadik.Autor

BYLIS-VLLAZNIA/ Drithërima në zonën ballshiote, mesfushori Imeri shpërdoron një rast të “artë” (VIDEO)

Delo.autor

“TËRBOHET SIMEONE”/ Felipe Luis nuk mjafton, Villareali ndal Atleticon e Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment