Futboll Sport

PYETET PËR LOJTARIN MË TË MIRË NË BOTË/ Xhaka jep përgjigjen epike

Granit Xhaka, beson se Cristiano Ronaldo nuk është nga ky planet.

Mesfushori zviceran i Arsenalit shtoi se Ronaldo dhe Lionel Messi janë shumë larg të gjithë futbollistëve të tjerë.

“Mendoj se luajtëm shumë mirë. Sipas mendimit tim ne ishim skuadra më e mirë, por dallimi është se ata e kanë Ronaldon. Është e pabesueshme çfarë lojtari është ai. Ai nuk quhet kot ndër më të mirët në botë”, ka thënë Xhaka.

“Ronaldo është i veçantë sepse gjithmonë e di se ku duhet të pozicionohet. Mendoj se e mbajtëm në kontroll për një periudhë, por në fund ai i shënoi tri gola dhe ne e humbën ndeshjen. Mendoj se mund të jemi krenar për mënyrën se si luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë”, vijoi ai.

Kur u pyet nëse Ronaldo ishte lojtari më i mirë në botë, ai u përgjigj: “ Sipas mendimin tim, janë dy më të mirët. Messi dhe Ronaldo nuk janë nga ky planet, ata janë mbi gjithë të tjerët…”, përfundoi ai.

Related posts

ISH-YLLI I MILANIT I TREGON RRUGËN NEYMAR/ Kaka: Po bëri këtë, e fiton “Topin e Artë”!

Delo.autor

GJENIALITET apo mungesë RESPEKTI/ Shikoni SUPER GOLIN që po bën XHIRON e INTERNETIT

Isa.Autor

MUNGOJNË NEYMAR DHE MBAPPE/ Zbulohet formacioni i PSG-së me sulm të ri ndaj Realit

F.autor

Leave a Comment