Futboll Seria A Sport

KËRKON TË LUFTOJË PËR CHAMPIONS/ Një nga klubet e Serisë A e ka seriozisht për Kumbullën

Marash Kumbulla u ka bërë të ditur drejtuesve të Romës pak ditë më parë se nuk dëshiron të lëvizë në merkaton e janarit pasi do të synojë të fitojë hapësira me Zhoze Murinjon. Por kjo nuk ka zbehur aspak interesimin e klubeve të tjera italiane për futbollistin.

Gjatë ditëve të kaluara kanë dalë në skenë shumë emra skuadrash që janë të gatshme të presin krahëhapur mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare. Por në majë të listës është padyshim Fiorentina, e cila raportohet se po mendon seriozisht që të bëjë një ofertë për lojtarin dhe klubin e Romës.

Mediat e qytetit të Firences bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit në fjalë kanë ndjekur me interes Kumbullën që në vitet e tij te Verona dhe kishin tentuar ta afronin dy vite më parë, kur ai zgjodhi ofertën e verdhekuqve. Tani, do të bëhet një përpjekje tjetër, ndoshta të përqendruar më shumë për verën, pasi e shohin lojtarin si një investim afatgjatë për të ardhmen, ku Fiorentina kërkon që të bëhet faktor në futbollin italian dhe të synojë kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË FOKUS/ Presidenti i klubit Santos beson: Neymar do të transferohet te Real Madrid…

Delo.autor

REALI me probleme në Moskë/ Ja katër mungesa në ndeshjen e CHAMPIONS LEAGUE

Isa.Autor

Ibrahimovic-United, divorc që në janar? E presin në SHBA dhe Kinë…

Q.Autor

Leave a Comment