Futboll Seria A Sport

RIVALIZON JUVENTUS NË MERKATO/ Conte kërkon të “rrëmbejë” mesfushorin e “Katalanasve”…

Antonio Konte dëshiron të ketë një skuadër të fortë për të rivalizuar Juventusin, dhe iu ka kërkuar drejtuesve ndërhyrje në merkato.

Sipas asaj që shkruan “MundoDeportivo” tekniku italian dëshiron në skuadrën e tij mesfushorin kroat, Ivan Rakitiç. Për mesfushorin 31-vjeçar interesohej edhe Luçiano Spaleti kur ishte në krye të stolit zikaltër por nuk iu plotësua dëshira.ivan rakitici

Zgjedhja e parë e Antonio Kontes është Nikolo Barela i Kaljarit , por në rast të dështimi të tij, Ivan Rakitiç është një tjetër dëshirë e 49-vjeçarit. Rakitiç është një titullar i padiskutueshëm tek Barcelona, por me ardhjen e Frenki De Jong, duhet të pranojë stolin.

Kroati ka luajtur 5 sezone në Kamp Nou, ku ka zhvilluar 268 ndeshje dhe 35 gola.

Related posts

E PABESUESHME/ Mario Tokiç pranë pankinës së Partizanit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ish-trajneri që fitoi Kupën UEFA me Parmën, kandidat për Kombëtaren

Isa.Autor

LUKAKU SHPËTIMTARI I INTER/ Conte nuk ka asnjë pishman, duartroket lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment