Futboll Seria A Sport

SARRI U ZYRTARIZUA TEK “ZONJA E VJETËR”/ Tifozët e Juventus nuk aprovojnë vendimin e klubit, ja shkaku

Juventusi e ka zyrtarizuar më në fund pasuesin e Massimiliano Allegrit dhe ai është Maurizio Sarri, por zgjedhja e ish-trajnerit të Napolit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e skuadrës bardhezi, për vetë polemikat që ky i fundit ka shkaktuar me tifozët e Juves kur ka qenë pjesë e Napolit. Drejtuesit bardhezinj, Agnelli, Nedved dhe Paratici ja besuan stolin Sarrit me idenë se është një nga trajnerët që i ngjan më shumë në stilin e lojës Pep Guardiolës ëndrrës së tyre të madhe por tashmë duhet të vuajnë pasojat.

Sarri kur drejtonte Napolin, ka ngritur jo pak polemika ndaj Juventusit, nga gishti i mesit drejtuar nga autobuzi gjatë transfertës në Torino, në hyrje të Allianz Stadium, te konferenca kur deklaroi se “për të fituar Napoli penallti duhet t’i ketë fanellat me vija!”. Madje, Sarri mbi episodet në “Stadium” tha: “Ose të gjithë, Milan, Inter, Napoli jemi çmendur, ose aty vërtet ndodhin gjëra. Por, meqë arbitrat italianë janë më të mirët, i besoj”.

Related posts

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija fiton mes vuajtjesh, Shkupi zyrtarisht në Europë. Ja renditja…

Delo.autor

PËRGËNJESHTRON INZAGHIN DHE PARALAJMËRON INTER/ Gasperini: Do të na ndihmojë për disa aspekte, kur…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Mbrojtja e Dortmund dhuron top, “Këpuca e Artë” Immobile nuk fal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment