Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA E KUPËS SË SHQIPËRISË ME KASTRIOTIN/ Mema para finales: Nuk fitohet me dëshirë, por me…

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, doli ditën e sotme në konferencë për shtyp, para finales së Kupës ditën e nesërme ndaj Kukësit, e parashikuar të luhet në “Elbasan Arena”.

Mema u shpreh se për një ekip si Tirana është turp që të urohet mbijetesa, por nga ana tjetër kërkon me patjetër të fitojë Kupën ndaj verilindorëve.

PSIKOLOGJIA – Ana psikologjike ka qenë ajo që i ka mposhtur futbollistët. Kjo është ajo që bën diferencën. Futbollisti duhet të jetë shumë i qetë kur interpreton çdo gjë, nuk bëhet fjalë vetëm për penalltitë. Kur ata janë në stres, ashtu siç kam qenë dhe unë ndodh diçka e tillë. Te Tirana ka mbizotëruar stresi dhe ana psikologjike gjatë gjithë kohës. Në të kundërt gjërat do të ishin shumë ndryshe. Tirana ka bërë shumë ndeshje të mira, të paktën shumica. Mund të bëjmë gjëra më të mira, por kjo i takon të ardhmes. Klubi dhe unë duhet të ulemi të bëjmë analiza të thella.

MOMENTI – Tirana është ekip elite dhe kjo është e padiskutueshme, pasi është historia e tillë, që është ekip elitar dhe ekip i ndërtuar për kampion, jo për mbijetesë. Më kanë thënë urime pas ndeshjes, por është e turpshme kjo gjendje e Tiranës.

NDAJ KUKËSIT – Një ndeshje e kemi fituar, një barazim dhe një humbje. Flas kur kam ardhur unë në stol. Do të bëjmë të pamundurën. E rëndësishme është që jemi të qetë që gjithçka ka përfunduar dhe e kemi hequr atë stresin. Ndeshjen e nesërme do të jemi të çliruar. Ekipin do ta përgatis edhe individualisht edhe si repart. Nëse do të luajmë bllok dhe do të kemi mentalitet fituesi, çdo ekip mund të kalohet në Shqipëri.

RITMI – Tirana nuk duhet ta uli ritmin dhe nuk ka arsye pse. Në ndeshjen e fundit e patë shumë mirë se çfarë ndodhi, ku luante Kukësi me Kastriotin. Kemi qenë për mbijetesë, por mirë apo keq e kemi fituar vetë çdo gjë. Nëse lojtarët kanë kujtesë se çfarë ndodhi, duhet të bëjnë një lojë duke kujtuar se çfarë ndodhi në atë ndeshje. Nuk mund ta kuptoj që t’i lihen gola një futbollisti për të fituar këpucën e artë. Nuk do ta ulim ritmin asnjë moment. Është ndeshje e fundit dhe i vendos kapakun të gjithave. Për mua sezoni nuk është i suksesshëm, pasi Tirana ka diskutuar mbijetesën deri në javën e fundit. Nëse fitohet kupa ndoshta kjo nuk është gjë e mirë që ta them, por do të harrohen disa gjëra.

KUPA – E kam si sfidë personale edhe si futbollist, pasi kam qenë shumë egoist. Mendoj se kam dëshirën më të madhe për ta fituar këtë trofe. Por, të them të drejtën duhet shumë qetësi, sepse nuk fitohet me dëshirë, por me punë.

E ARDHMJA – Tirana nuk mund të jetë një ekip që përpërlitet, por ekip elite. Këtë gjë kam parim në kokë. Futbollistët se kush qëndron e kush largohet është diçka që do të diskutohet me klubin.

Related posts

Formacionet zyrtare: Roma – Milan

Q.Autor

“DËNIM QË SKËNDËRBEU TË MOS EKZISTONTE”/ Takaj: Nuk e braktis Korçën, ja si u përmbys gjyqi pasi fituam…

Delo.autor

FLOKËT E KAPURA GËRSHET/ Ylli i Barcelonës i befason të gjithë me modelin e ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment