Futboll Sport

Tronditet Rusia, makina futet në mes të turmës dhe plagos tifozët meksikan

MOSKE- Panik në qendër të Moskës së mbushur me tifozë të shumtë që presin të ndjekin nga afër kampionatin Botëror.

 

Një makinë taksi raportohet se ka marrë përpara turmën e njerëzve në rrugën Ilyinka, ndërsa të paktën 7 persona janë plagosur. Të plagosurit janë të gjithë tifozë meksikanë.

Mediat vendase, të cilat citojnë forcat e policisë flasin për një aksident dhe jo për sulm terrorist. Sipas tyre, shoferi i taksisë, një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur fillimisht një semafor e më pas turmën e tifozëve.

Autoritetet thonë se kanë mundur të arrestojnë shoferin me origjinë nga Kirgistani.

Pavarësisht kësaj frika dhe alarmi për sulme terroriste është rritur pas kërcënimit të hapur të ISIS, të cilët një ditë më parë thanë se ishin gati të përgjaknin stadiumet në Rusi. Sot, vetë Departamenti Amerikan i Shtetit këshilloi shtetasit amerikanë të kenë kujdes gjatë udhëtimeve të tyre drejt Moskës.

 

Related posts

SERIA “A”/ Dëmtimi rrezikon që ta lerë Donnarummën jashtë derbit

Q.Autor

Njihuni me 22 skuadrat kundër të cilave Messi nuk ka shënuar gol asnjëherë

Q.Autor

“JAM I LUMTUR KËTU”/ Conte i premtoi besnikëri, De Laurentiis “hap thesin”

F.autor

Leave a Comment