Futboll Sport

SFIDA ELIMINATORE “EURO 2020″/ Trajneri serb i Malit të Zi: Do të sulmojmë “Dardanët”…

Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic ka folur para përballjes kundër Kosovës e cila do të luhet më 7 qershor e vlefshme për eliminatoret në Euro2020.

Në një deklaratë për mediat, trajneri serb ka thënë se e ka analizuar mirë Kosovën dhe se në ndeshjen e nesërme përfaqësuesja e tij do të luajë në sulm.
Lexo edhe:
U sfilit 4 orë në autobus, Reja eviton torturën e dytë të Kombëtares

“Kemi analizuar të gjitha ndeshjet e Kosovës në Nations League, miqësore, si dhe ndeshjen ndaj Gjermanisë. Ata luajnë me presing të madh, kanë lojtarë të mirë, por ne do t’i sulmojmë.

Kosova nuk ka humbur në 12 ndeshjet e fundit, por ne besojmë se mund ta ndalim këtë seri. Është mirë që ata vijnë të motivuar, sepse kjo na motivon edhe ne për fitore”, ka thënë trajneri Tumbakovic.

Të premten në orën 20:45 Mali i Zi do të përballet me Kosovën në eliminatoret e Euro 2020. Kujtojmë që Kosova është pjesë e Grupit A në të cilën ka zhvilluar vetëm një ndeshje, barazimin 1-1 ndaj Bullgarisë.

 

Related posts

PLAS NË GJERMANI/ Wolfsburg pro LGBT, talenti kroat: Atë shirit nuk e MBAJ KURRË

Isa.Autor

“AS MESSI DHE AS RONALDO”/ Bomberi Lukaku befason me emrin e sulmuesit më të fortë

Delo.autor

E BUJSHME/ Ylli i Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Barcelona-n. Ja emri dhe detajet…

Delo.autor

Leave a Comment