Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Klubi i Superiores i fiksuar pas Brdariçit, gati t’i besojnë stolin

Kukësi është i fiksuar pas Tomas Brdariçit. Fakti që verilindorët nuk po zyrtarizojnë ende pasuesin e Mirel Josës, edhe pse kanë qarkulluar disa emra gjatë këtyre ditëve, mësohet se lidhet me dëshirën e tyre për të afruar kroatin e Vllaznisë. “Panorama Sport” e pati paralajmëruar më herët dëshirën e drejtuesve kuksianë për kreun e pankinës shkodrane, e cila me ardhjen në staf të Pero Pejiçit është përforcuar akoma më shumë.

Burime të besueshme të gazetës pohojnë se kuksianët po presin se çfarë do të ndodhë me Brdariçin dhe Vllazninë e më pas të bëjnë ofertën e tyre ndaj kroatit. Gjithsesi, mësohet se vetë trajneri është në dijeni të faktit që ka një interesim për të nga kuksianët, por për momentin pret se çfarë do të ndodhë me Vllazninë. Drejt teknikut pa pasur edhe oferta të tjera dhe nuk do të jetë e lehtë për verilindorët që ta bindin, por duke qenë se në këtë mes është një tjetër kroat si Pejiç, i afron akoma më shumë palët midis njëra-tjetrës.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë si do të vijojnë ngjarjet, pasi nëse kjo situatë nuk zgjidhet shpejt, Kukësi do të shohë për alternativa të tjera. Fakti që në Kukës po presin aktualisht dhe nuk po nxitohen, ka të bëjë edhe me mos pjesëmarrjen në Europë këtë sezon dhe i kanë marrë gjërat më me qetësi. Mësohet se Brdariç është edhe një dëshirë personale e presidentit të nderit, Safet Gjici. Gjithsesi, alternativë vijon të mbetet ende edhe Bledar Devolli, edhe pse shanset me kalimin e ditëve po vijojnë të zbehen dhe për momentin emri më i lakuar mbetet Brdariç, ndonëse asgjë nuk është në dorë të Kukësit për afrimin e tij

Related posts

“KAM PARË SHUM GJËRA POZITIVE TEK EDY REJA”/ Flet ish-kapiteni Agolli: Me De Biasin takohemi dhe flasim për…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Bayern merr vendimin më të rëndësishëm në kohë koronavirusi! (FOTO)

Delo.autor

MERR VENDIMET PËR PARREGULLSITË/ Dënime tek kategoria inferiore, Disiplina shpëton…

Delo.autor

Leave a Comment