Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPTARI SHKËLQEU GJATË SEZONIT NË SERIE A/ Parma kërkon të marrë mesfushorin e Kombëtares…

Ledian Memushaj dhe Pescara nuk arritën dot të ngjiteshin në Serinë A, por shqiptari la mbresa shumë të mira gjatë sezonit.

32-vjeçari sezonin që lamë pas në 39 ndeshje që luajti, shënoi dy gola dhe dhuroi 11 asiste.

Paraqitje të tilla, nuk mund të mos bien në sy dhe sinjalet kanë ardhur nga Seria A, nga klubi i Parmës.

Siç raporton “Parma Today”, trajneri i skuadrës, Roberto D’Aversa, e pëlqen Memushajn dhe i duket një emër me peshë për mesfushën e Parmës.

Loja e vlonjatit e tërheq shumë trajnerin, i cili mund ta marrë me vete te Parma.

Kështu që gjatë javëve në vazhdim nuk do të jetë e papritur, nëse klubi i Serisë A do të kalojë në një ofertë konkrete për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Related posts

VIDAL nuk ka dyshime për BARCELONËN: Jam në KLUBIN më të MADH në BOTË

Isa.Autor

TRONDITET INTERI/ Refuzon rinovimin e kontratës, “YLLI” I ZIKALTËRVE kërkon rritje ROGE ose…

Isa.Autor

MBETËN JASHTË LISTËS SË CHAMPIONS/ Sarri kërkon t’i shesë në merkaton e janarit dy yjet…

Delo.autor

Leave a Comment