Futboll Sport

SHTYRJA E VENDIMIT NGA “CAS”/ Ja çfarë pritet për Skënderbeun

A fiton dot Skënderbeu në KAS kundër UEFA-s? A mund të reduktohet dënimi 10-vjeçar? Si duhet lexuar shtyrja e vendimit për në 12 korrik? Janë të gjitha pyetje që stërmundojnë drejtuesit dhe tifozët e klubit korçar, por jo vetëm. Vendimi për Skënderbeun ka efekt edhe për klubet e tjera dhe për gjithë sportin shqiptar.

Bëhet fjalë për Eno Bushin, kryetar i Komisionit të Disiplinës në FSHF dhe Envi Hickën, kryetar i Komisionit të Apelit në FSHF.

Të dy ekspertë të Kodit të Disiplinës Sportive, pasi jo vetëm që kalojnë në dorë raste nga më të ndryshmet, por janë në kontakt të vazhdueshëm me modifikimet që UEFA u bën rregulloreve. Të kujdesshëm pa masë sa u përket konkluzioneve, ata u japin shpjegim disa pyetjeve në dukje elementare, të cilat ndonjëherë pasi “përpunohen” në qarqe gazetareske apo edhe në kafene tifozësh, prodhojnë përfundime të modifikuara sipas midesë së gjithsecilit. Shpesh të nxituara ose larg realitetit.

Intervista me Eno Bushin:

Shtyrja e vendimi nga KAS-i nuk përbën asgjë të re sipas Eno Bushit. Kryetari i Komisionit të Disiplinës në FSHF thotë se mund të bëhen analiza vetëm pasi të jetë publikuar vendimi. “Së pari, duhet të kuptojmë që shtyrja e vendimit nuk përbën asgjë për t’u shqetësuar apo për t’u alarmuar. Është një gjë e zakonshme të ndodhë kjo dhe rastis me shumë çështje të tjera. Nuk mendoj se ka ndonjë detaj për të ngjallur dyshime në këtë pikë”, thotë Bushi për “Panorama Sport”.

NDRYSHIMI I VENDIMIT…

Më tej, Eno Bushi saktëson se KAS-i ka të drejtë ta ndryshojë vendimin, duke nënkuptuar edhe reduktimin e dënimit të dhënë nga UEFA. “KAS-i ka të drejtë ta ndryshojë vendimin sepse e trajton çështjen në themel. Natyrisht, e bën këtë kur e gjykon të arsyeshme ose e konsideron vendimin e dhënë të papërshtatshëm. Nuk di të them me saktësi nëse do të ndodhë një gjë e tillë edhe për rastin konkret, por po ju shpjegoj sesi funksionojnë gjërat aty”, sqaron kreu i Komisionit të Disiplinës

Related posts

LIVE/ Tirana-Laçi: Kurbinasit kalojnë në avnatazh duke shtangur bardheblutë (VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Presidenti Rummenigge: Ky lojtar ndal pa problem “Pleshtin”!

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Atletico ARRIN marrëveshjen me MBROJTËSIN brazilian… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment