Futboll Sport

SPALLETI THYEN HESHTJEN/ Ka një mesazh pas shkarkimit: Nuk është e vërtetë që…

Antonio Conte është zyrtarisht trajner i Interit, teksa mëngjesin e sotëm ka firmosur kontratën që do ta mbajë për 3 sezonet e ardhshme të lidhur me klubin zikaltër.

Luciano Spalletti thyhen heshtjen pas shkarkimit dhe u drejtohet tifozëve zikaltër me një mesazh.

“Nuk është e vërtetë që shpesh kam qenë i vetmi që jam përballur me situatat, sepse ju e keni bërë këtë gjithmonë. Tifozë të fortë, fate të forta. Ju falënderoj për 2.530.311 emocionet”, shkroi Spalletti në Instagram, duke përdorur një foto të skuadrës së Interit, sezonin e kaluar.

Spalletti u ul në stolin e Interit në verën e 2017-ës dhe drejtoi skuadrën për dy sezone, duke ia dalë që në të dy rastet të kualifikojë skuadrën në Champions, vetëm në javën e fundit të kampionatit.

Related posts

PËRBALLJET E “ZJARRTA”/ Dita e shtunë rezervon spektakël në Serie-A

F.autor

“NËSE DO TË KISHA DYSHIME DO…”/ Ish-ylli i Real MADRID mund të DËNOHET me burg

F.autor

‘’KËNAQËSI TË TË NJIHJA’’/ Messi për vdekjen e Kobe Bryant: Një gjeni i vërtetë na braktisi!

Delo.autor

Leave a Comment