Futboll Sport

LISTA PËSON NDRYSHIME/ 10 trajnerët më të paguar në botë, ja kush kryeson

Pas zyrtarizmit të Antonio Contes tek Inter, lista e trajnerëve më të paguar në botë ka pësuar ndryshime.

I pari vazhdon të jetë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i cili ka një pagë me vlerë 23 milionë euro në sezon.

Në vendin e dytë pozicionohet trajneri i Atletico Madrid, Simeone. Ai përfiton 15 milionë euro në sezon.

Për çudi vendi më i ulët i podiumit plotësohet nga trajneri i skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande, Fabio Cannavaro, ai merr një pagë prej 12 milionë eurosh në vit. Aq sa merr edhe Zidane tek Real Madrid.

Ja renditja e trajnerëve më të paguar në botë:

1- Pep Guardiola, 23 milionë euro/sezon

2- Simeone, 15 milionë euro/sezon

3- Fabio Cannavaro, 12 milionë euro/sezon

4- Zidane, 12 milionë euro/sezon

5- Marcello Lippi, 11 milionë euro/sezon

6- Antonio Conte, 11 milionë euro/sezon

7- Pochettino, 9.5 milionë euro/sezon

8- Tuchel, 9 milionë euro/sezon

9- Valverde, 9 milionë euro/sezon

10- Jurgen Klopp, 8 milionë euro/sezon

Related posts

BARAZIMI NDAJ FRANCËS PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Shevchenko: Ishte një ndeshje shumë e fortë, por…

Delo.autor

EURO U-21 2027 NË SHQIPËRI/ UEFA përmbyll inspektimin e katër stadiumeve që do presin turneun

F.autor

TOMORI “BLINDON” MESFUSHËN/ Afron në ekip ish-futbollistin e Kombëtares Shpresa…

Delo.autor

Leave a Comment