Gossip

STARTON SEZONI I DASMAVE/ Elseid Hysaj do të kurorëzojë martesën këtë verë (FOTO)

Vera nuk është vetëm sezoni i pushimeve por është edhe ai i dasmave.

Kryefjala e kësaj vere do të jetë një dasmë VIP që është mundur të zbulohet vetëm orët e fundit.

Ai është shumë i dashur dhe i preferuar për të gjithë ne ku na ka nderuar në ndeshjet që ai ka luajtur duke përfaqësuar shtetin tonë Shqipëri, dhe e kemi fjalën për Elseid Hysaj.

Lajmin e bën me dije “Revista Class” duke konfirmuar se mbrojtësi i kombëtares ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partneren e tij, Fiorenza.

Fiorenza, vajza që i ka rrëmbyer zemrën 25-vjeçarit nuk është e panjohur për publikun pasi ajo ka fituar kurorën e “Miss Shqipëria” në vitin 2013.

Çifti kanë dhe një vogëlush 3-vjeçar të quajtur Elis, i cili padyshim që do të jetë i pranishëm në dasmën e prindërve të tij i cili do t’ju dhurojë atyre dhe unazat në altar.

Related posts

Zgjodhi Brazilin, gruaja braktis Hulio Cezar: Burrat janë egoistë

Q.Autor

FORMAT E SAJ TË LËNË “PA FRYMË”/ Jade Ramey, një “yll” i ri që nis të shkëlqejë në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

“ZILIQARËT”/ Ja çfarë mesazhi i dërgon Wanda të gjithë atyre që e urrejnë… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment