Futboll Seria A Sport

MALDINI DHE BOBAN NISIN NGA PUNA/ Vihen menjëherë në lëvizje, pranë firmës me fituesin e Champions…

Kanë vetëm pak orë që janë zyrtarizuar në detyrat e reja te Milani, por Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban nuk kanë humbur kohë duke u vënë menjëherë në lëvizje për të përforcuar ekipin për sezonin e ri. Mbetet ende për t’u zgjidhur çështja e trajnerit të ri, por te kuqezinjtë po punohet për momentin që t’i vihen në dispozicion teknikut emra sa më cilësorë.

Një nga negociatat që dy drejtuesit kanë bërë që sot, është ajo me përfaqësuesit e mbrojtësit të Liverpulit dhe përfaqësueses së Kroacisë, Dejan Lovren. Qendërmbrojtësi kroat është një nga emrat që pëlqehet më shumë për prapavijën dhe është këshilluar nga Zvonimir Boban i cili ka përdorur lidhjet me bashkëkombësit e tij për të bërë të mundur një marrëveshje.

Kësisoj, gjatë paradites janë zhvilluar mbledhjet e para me menaxherë të lojtarit për kushtet e mundshme të kontratës, ndërsa në vijim pritet që t’i paraqitet një ofertë zyrtare Liverpulit ku Lovren ka përfunduar në stol për shkak të formës dhe bashkëpunimit të mirë që ka shfaqur dyshja Van Dajk-Matip.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Hazard: Më shumë francez se tifoz i Belgjikës 

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Southampton-Manchester United. Rezultati 0-1

Delo.autor

Tevez mbështet Leo Messin dhe “zgjedh” trajnerin e ri të Argjentinës…

Isa.Autor

Leave a Comment