Futboll Seria A Sport

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Jo vetëm Dzeko por dhe dy anësorë, ja si do rreshtohet Interi i Contes

Golat e Interit me goditje dënimi në kampionatin e fundit? Zero. Mjafton kjo statistikë jo pak shqetësuese, një nga mangësitë kryesore të skuadrës, për të kuptuar se përse klubi zikaltër po interesohet për “kurrikulumin” e Aleksandar Kolarov, mbrojtësit të Romës, i cili ekzekutimet nga vendi, qofshin penallti, këndore, apo tentativa në portë, i ka specialitet.

KOSTO E ULËT – Bëhet fjalë për një operacion me kosto të ulët, që po studiohet me shumë kujdes nga Interi. Kolarov, sot 33 vjeç, u bashkua me Romën në 2017-n për 5 milionë euro: vlerësimi sot nuk konsiderohet shumë larg nga ajo shifër. E pëlqen edhe Antonio Konte, trajneri i ri zikaltër, sepse është një “xhol” i aftë të mbulojë dy role në të majtë, si në mbrojtjet me katër, po ashtu edhe në modulin 3-5-2. Në çdo rast, historia me klubin e kryeqytetit po shkon drejt fundit: në sajë të këtij informacioni, drejtuesit interistë gjatë bisedimeve për Edin Xhekon kanë përmendur edhe emrin e Kolarovit. Dy lojtarët janë miq të mirë, të lidhur që në vegjëli, kur luanin dhe fitonin bashkë te Mançester Siti. Pasi morën Raxha Naingolanin (përkrah të cilit këtë sezon pritet Nikolo Barela) verën e kaluar, Interi po përpiqet të “rrëmbejë” dy “senatorë” të tjerë nga Roma. Në Milano do gjenin edhe Ivan Perisiçin, i cili do rivlerësohet nga trajneri dhe mund të marrë një rol të ri “alla Eto”. Trioja njihet, siç dëshmon fotoja e publikuar tetorin e 2017-s nga vetë kroati.

ALTERNATIVA DARMIAN – Një tjetër lojtar polivalent, gati të mbulojë pozicionin e Kolarovit apo edhe krahun e djathtë, përveçse qendrën e prapavijës, (rol që do jetë i Godinit) është Mateo Darmian. 29- vjeçari e konsideron të mbyllur ciklin e tij te Mançester Junajtid dhe prej kohësh po mendon rikthimin në Itali, pas periudhës te Torino (dhe fillimisht një më të shkurtër te Milani).

Administratori i deleguar, Xhuzepe Marota, e ka kërkuar në më shumë se një rast dhe ka një raport profesional me Konten që nga koha e kombëtares: për trajnerin do ishte perfekt në kuadër të italianizmit të skuadrës. Nëse nga Mançesteri do bënin një ulje në 12 milionë eurot e vlerësimit, sipas shumë zikaltërve pista mund të rihapej.

Related posts

“JAM AKOMA GJALLË”/ Pogba “ÇMEND” rrjetet sociale me VIDEON pas operacionit

Delo.autor

Zlatan Ibrahimovic gati për LA Galaxy

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht Gladbach, me një këmbë në fazën çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment