Formula 1 Sport

Formula 1/ Ferrari nuk po bën paraqitje të mirë, por ka optimizëm

Natyrisht që pritej një rezultat i ndryshëm pas prezantimit të së shtunës, drejtuesi i ekipit Ferrari, Maurizio Arrivabene, ende ngushëllohet me rezultatin e parë të arritur nga Vettel në klasifikimin e pilotëve dhe me podiumin e Kimi Raikkonen. “Nuk është rezultati që po synonim, pasi e filluam nga rreshti i parë”. Kanë qenë këto fjalët e tij në fund të garës.

“Ritmi ynë në garë nuk ishte i keq, por ishte një Çmim i Madh për të cilin ka pasur shumë ndryshime. Kimi ka kapur një vend në podium dhe Sebastian Vettel ka vijuar që të reduktojë problemet e makinës, e cila, nuk ishte në kushtet ideale për të garuar. Tani është e rëndësishme që të ruhet qetësua dhe përqendrimi, duke menduar për garën e ardhshme që do të zhvillohet në Baku”, përfundoi dirigjenti i Ferrari-t.

Related posts

Nuk arrihet marrëveshja mes UEFA-s dhe Milanit, kuqezinjtë rrezikojnë përjashtimin nga Europa!

Sadik.Autor

COPPA ITALIA/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Kulusevski zhbllokon sfidën për Kampionët e Italisë (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Incidentet në sfidën Shqipëri-Poloni në “Air Albania”, FIFA dënon Kombëtaren. Ja vendimi…

Delo.autor

Leave a Comment