Futboll Seria A Sport

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Conte kërkon shkëmbimin e Icardit me yllin francez…

Me mbërritjen e Antonio Contes, skuadra e Interit pritet të jetë aktiv në merkato.

Diego Simeone kërkon një goleador nga elita e futbollit për të zëvendësuar Griezmann dhe zgjedhje e parë mbetet argjentinasi i Interit, Mauro Icardi. Me ardhjen e Antonio Conte në stolin e zikaltërve, klubi italian do të jetë i gatshëm të negociojë me “Rojiblancos” për një shkëmbim të mundshëm.

Këtë e bën me dije “Corriere della Sera”. Conte nuk do të hezitonte për ta përfshirë ish-kapitenin zikaltër në operacionin që sjell të preferuarin e vet, Alvaro Morata, në “San Siro”. Ky i fundit është i preferuari i trajnerit italian që kur drejtonte Juventusin, pastaj bëri çmos ta merrte edhe në Londër, te Chelsea. Sulmuesi spanjoll është në pronësi të Atletico Madridit.

Mundësia tjetër, që po shqyrtohet nga klubi madrilen i La Liga-s është talenti i Benfica, Joao Felix. Problemi është se klubi portugez nuk e lëshon për më pak se 120 milionë euro, ndërsa për të janë në garë edhe “big”-ët e kontinentit.

Related posts

PAMJET/ Trazira në Tiranë, huliganët e Romës fillojnë të gjuajnë me shishe qelqi e plastike

F.autor

FULHAM-ARSENAL/ Sezoni i Premier League nis me një gol unik nga Lacazette (VIDEO)

Delo.autor

HAKMARRJA E NEYMARIT/ Braziliani shënon dhe i TALL TIFOZËT, që e quajtën… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment