Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ River-Boka: Shtesat nisin si mos më keq për Bokën, mbetet me 10 lojtarë pas kartonit të kuq (VIDEO)

Luhet në “Santiago Bernabeu”, akti i dytë i finales së Kupa Libertadores, mes River Plejtit dhe Boka Xhuniorsit, me takimin e parë të përfunduar në shifrat 2-2.

boka river

Pas një telenovele të gjatë me këtë finale të kthimit, se ku do të luhej, dhe në cilën datë, tashmë pritjes i ka ardhur fundi, dhe spektakli në fushën e lojës pritet të vendosë se kush do të jetë triumfuesi i madh, që do të dalë nga derbi i Buenos Airesit.

LIVE | River Plejt-Boka Xhuniors 1-1

GOL: Prato 68′ / Benedeto 44′

92’ Karton i kuq për Barrios, i cili ishte i dyti i verdhë. Boka me 10 vetë, sapo fillojnë 30 minutat e pjesëve shtesë.

90’ Mbyllet në barazim 1-1 koha e rregullt. Duke qenë se në federatën e CONMEBOL-it nuk ekziston rregulli i golit në fushën kundërshtare, tashmë me rezultat të përgjithshëm 3-3, ndeshja shkon drejt 30 minutave shtesë.

68’ Shënon River Plejt. Prato barazon shifrat pas një aksioni fantastik në zonën e Bokës, që i trullosi mbrojtësit.

44’ Shënon Boka Xhuniors, pas një kundërsulmi vrastar, dhe Benedeto nuk fal i vetëm me portierin kundërshtar.


FORMACIONET

River Plejt: Armani, Montiel, Maidana, Pinola, Kasko, Fernandez, Perez, Ponzio, Palasios, Martinez, Prato

Boka Zhuniors: Andrada, Budarini, Izikuierdos, Magallan, Olaza, Nandez, Barriosh, Perez, Vija Kano, Benedeto, Pavon

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Wenger: CR7 kishte zgjedhur fanellën tek Arsenali, por Manchester United…

Delo.autor

FAZA PËRGATITORE/ Inter zbret nesër në fushë, pritet debutimit i Lukakut për sezonin e ri

Delo.autor

KLOPP-DIEGO SIMEONE/ Dueli i dy fituesve të lindur. Cili do të kualifikohet?

Delo.autor

Leave a Comment