Futboll Seria A Sport

“TËRBOHET” INTER NË MERKATON E VERËS/ Marotta gati 90 milionë euro për yllin francez…

Pas problemeve me Ikardin në sezonin që sapo përfundoj, Interi tashmë po shikon për një sulmues të  ri.

Pas përpjekjeve për të transferuar Romelo Lukaku nga Mançester Junajtid , Interi hedh sytë edhe nga kampionati francez për një sulmues. Sipas asaj që shkruan “France Football” zikaltërit kanë shfaqur interes për lojtarin e Lil , Nikolas Pepe. Sulmuesi shënoi plot 22 gola këtë sezon në Lig 1, dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Drejtuesit italian mendohet se kishin ofruar 60 milionë euro për lojtarin , por kjo shumë ishte refuzuar nga Lile. Sipas lajmeve të fundit zikaltërit do të bëjnë një ofertë ndjeshëm më të madhe për 24-vjeçarin.

Bëhet fjalë për një ofertë prej 90 milionë eurosh, e cila zor se do të refuzohet nga francezët. I vetmi problem i Interit, është interesimi i Atletiko Madridit për lojtarin nga Bregu i Fildishtë, të cilët e shohin atë si zëvendësuesin ideal të Grizman.

Related posts

Milano është destinacioni më i mundshëm për Gareth Bale

Sadik.Autor

PLAS edhe tek Serbia/ Mesfushori me origjinë SHQIPTARE kundër ekipit

Sadik.Autor

GATI OFERTA PËR NAPOLIN/ E ardhmja për Elseid Hysaj është vendosur, në janar bashkohet me…

Isa.Autor

Leave a Comment