Futboll Seria A Sport

“ZLATANI DHE LUKAKU SI FËMIJË”/ Flet drejtori i Zyrës Kombëtare të Diskriminimit: Të pajtohen publikisht

E përditshmja italiane “Corrieredello Sport” ka intervistuar Triantafilos Lukarelis, drejtor i ZKD-së (Zyra Kombëtare e Diskriminimit, organi i presidencës së këshillit të ministrave) për të folur në lidhje me çështjen Lukaku-Ibra.

 

Në deklaratën e tij, kreu i kësaj zyre ka shpjeguar qëndrimin e organit që drejton në lidhje me sherrin e derbit mes Lukakut dhe Ibrahimoviçit.

“U thanë dënime fjalë të rënda. Ata nuk u sollën si racistë, por si fëmijë sepse ata vetë e kanë njohur dhimbjen e diskriminimit. Si atletë me atë lloj shikueshmërie prisnim diçka tjetër.

Unë do të dëshiroja vetëkontroll dhe pjekuri nga secili, ndaj propozoj që meqë jetojnë në të njëjtin qytet, duhet një moment për të organizuar një konferencë shtypi në Milano në të cilën të dy rishikojnë atë që ka ndodhur dhe dërgojnë një sinjal pendese dhe paqeje. Një shtrëngim duarsh, një buzëqeshje dhe gjithçka zgjidhet me inteligjencë”, tha Lukarelis.

Related posts

Lichtsteiner: Kjo gjë nuk më ka pëlqyer aspak, por tani dua t’i shkoj deri në fund

Q.Autor

INTERI “BEZDIS” MILANIN/ Zikaltrit futen në garë për objektivin kryesor të kuqezinjve për prapavijën

F.autor

KUKËSI-PARTIZANI/ Mbyllet sfida, verilindorët fitojnë ndeshjen me një gol të dyshimtë (1-0)

F.autor

Leave a Comment