Futboll Sport

“TËRMET” NGA BRAZILI/ Neymar akuzohet për përdhunim: I pirë dhe agresiv

Ndërsa vëmëndja drejt tij u rikthye e gjitha, si rrjedhojë e hapjes së merkatos verore, për Nejmarin vijnë akuza të rënda nga Brazili.

Sipas asaj që raporton “Globoesporte”, sulmuesi i PSGsë dhe ylli i “Seleçaos” është akuzuar nga një vajzë për përdhunim, ngjarje që mendohet se ka ndodhur në Paris, më 15 maj. Vajza duket se është takuar në një hotel me Nejmarin dhe ka qenë e detyruar që të kryejë marrëdhënia pa dëshirën e saj. Edhe ajo, braziliane si Nejmari, ka vendosur ta denoncojë ngjarjen pasi është kthyer më 17 maj, në atdhe.

Në dokumentin e denoncimit, të bërë në një komisariat policie në Sao Paulo, gruaja pretendon ta ketë takuar Nejmarin përmes “Instagram”, pasi kishte shkëmbyer disa mesazhe me të.

Një mik i futbollistit, i kishte blerë biletat e avionit dhe kishte rezervuar një dhomë hoteli, që të shkonte në Francë dhe të takohej me yllin e PSG.

(Fleta e denoncimit ndaj Nejmar, publikuar nga “Globoesporte.com”)

Sipas atyre që publikojnë mediat braziliane, Nejmar kishte shkuar rreth orës 20:20 në hotel i dehur, dhe pas një bisede të shkurtër ishte bërë agresiv, dhe përmes dhunës, kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën pa pëlqimin e saj.

Related posts

BUFFON NËN HETIM NGA PROKURORIA SPORTIVE/ Blasfemi gjatë Parma-Juventus me shokun e ekipit (VIDEO)

Delo.autor

PSG dhe Inter vendosin për Pastore dhe Brozovic

Q.Autor

Cristiano Ronaldo: 300 gola në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment