Futboll Sport

“JAM DEHUR ME UJË”/ Klop në delir: Nuk ishte loja më e bukur, Liverpuli lufton edhe pa… karburant

Jurgen Klop u shpall kampion Europe, pas dy finaleve të humbura në Champions League, por duke folur për “Sky Sport UK”, pranon se sot ekipi i tij nuk bëri ndeshjen më të mirë.

“Jam kaq i lumtur për djemtë, për familjen time. Ata vuajnë për mua, ata e meritojnë më shumë se kushdo. Keni parë ndonjëherë skuadër si kjo, të luftojë edhe pa karburant? Kemi edhe një portier që i bën gjërat të duken shumë të thjeshta. Është nata më e mirë e gjithë jetëve tona profesionale.

U desh pak kohë, por është e rëndësishme që jemi rritur dhe përmirësuar. Kjo natë sonte na ndihmon, por do vazhdojmë sërish përpara. Pronarët nuk na kanë vënë kurrë në presion. 20 minuta kanë kaluar nga ndeshja, dhe jam si gjysmë i dehur, por këtë herë jam dehur vetëm duke pirë ujë.

Gjithsesi, sa i përket lojës, nuk ishte më e bukura në botë. Por, duhej të fitonim dhe djemtë e arritën këtë për të kurorëzuar një sezon fantastik” – deklaroi Klop.

Related posts

Maradona: Me këtë Argjentinë, Messi është si një karrocë dore në kalldrëm…

Isa.Autor

VLERËSUES BRENDA BARCELONËS/ Messi vendos të ardhmen e trajnerit Vlaverde

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Keita e Firmino ndëshkojnë Porton, me një këmbë në gjysmëfinale.

Delo.autor

Leave a Comment