Futboll Kategoria Superiore Sport

TESTI I DYTË MIQËSOR/ Laçi dhe Kukësi “paqe” në Pogradec, vijojnë përgatitjet

Është mbyllur në barazim 1-1 miqësorja e zhvilluar në Pogradec mes Kukësit dhe Laçit. Ky ishte testi i dytë mes këtyre 2 skuadrave, pasi kujtojmë që në sfidën e parë të zhvilluar në Librazhd, triumfuan kurbinasit me rezultatin 0-2.

Për sa i përket sfidës së sotme, skuadra e Sulejman Starovës kaloi e para në avantazh në minutën e 10-të me anë të futbollistit Elvi Berisha. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të bardhebluve, ndërkohë që në pjesën e dytë, nënkampionët e Superiores barazuan shifrat me anë të mesfushorit Eduard Rroca, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 50-të.

Rezultati mbeti i pandryshuar në minutat në vazhdim, ndërkohë që Laçi dhe Kukësi do të vijojnë përgatitjet për raundin e parë të Ligës së Europës.

Kukësi-Laçi 1-1

Rroca 50′ / Elvi Berisha 10′

Rroca gol

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Frashëri, Kitanovksi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Ethemi, Musolli, Limaj, Rama, Rroca Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka

Laçi: Selmani, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Deliu, Lushkja, Jonuzi, Turkaj, Berisha, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova

Laci3

Related posts

Vllaznia denoncon skandalin me Çinarin, u falsifikua transferimi i tij në Spanjë

Sadik.Autor

Buffon në Argjentinë te Boca Juniors?

Sadik.Autor

HIDHET SHORTI I KUPËS SË MBRETIT/ Ndeshje e vështirë për Barcelonën, me fat “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment