Futboll La Liga Sport

SYNOJNË TË PËRFORCOJNË MBROJTJEN/ Barcelona KËRKON të “RRËMBEJË” yllin e “Kuqezinjve”…

Barcelona ka nisur të mendojë këtë merkato për një zëvendësues të denjë të Xhordi Albës. Mbrojtësi i krahut të majtë vuan për një zëvendësues, i cili mund ta lejojë spanjollin të qëndrojë në disa ndeshje gjatë sezonit në stol për të rikuperuar energjitë.

Në këtë mënyrë, katalanasit kanë hedhur sytë nga kampionati italian, aty ku po interesohen rreth mbrojtësit të Milanit, Rikrdo Rodriguez. Zviceriani ishte një titullar i rregullt në sezonin e fundit në korsinë e majtë dhe mund të konsiderohet i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, megjithatë dihet që kuqezinjtë kanë nevojë për të rregulluar bilancet financiarë, teksa këtë merkato duhet të bëjnë disa sakrifica.

Ndërkaq, edhe pse do të konsiderohej një zëvendësues, 26-vjeçari mund të tundohet nga ideja për të qenë pjesë e blaugranave. Megjithatë, siç raportojnë mediat spanjolle, për momentin mbetet një interesim i thjeshtë nga ana e Barcelonës, teksa vetëm në ditët në vijim mund të ketë diçka më konkrete.

Related posts

SHQIPËRIA PRET QERSHORIN/ Kombëtarja do konfirmim. Stafi i kuqezinjve është “në ajër”

F.autor

NGA NEYMAR TEK ICARDI/ Ja 5 rastet kur kapitenët humbin gradat

Delo.autor

PAS “SUPER” BLERJEVE NË MERKATO/ Manchester United bën bilancet, humbjet tejkalojnë 100 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment