Futboll Sport

THELLOHET SKANDALI I TRUKIMEVE/ Përmendet klubi italian dhe futbollisti i Lazios

Korrupsioni i futbollit spanjoll dhe rasti i trukimeve të ndeshjeve duket se kanë arritur përtej brigjeve të Iberisë, pasi ekipi i Serie A, Frosinone, dhe sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, janë përmendur në raportin përmbledhës.

Në fakt, lidhjet e Immobile me rastin janë mjaft indirekte dhe se sulmuesi i Italisë nuk kas fakte se ka ndonjë përfshirje në trukimin e ndeshjeve.

Në dokumentet që “Marca” ka siguruar, transkripti i një bisede të regjistruar midis Carlos Aranda dhe Mattia Mariotti duket se po vepron si ndërmjetës midis protagonistëve të hetimit dhe lojtarëve

Biseda, e regjistruar përmes një pajisjeje të instaluar në makinën e Arandës, dëgjohen palët duke diskutuar se çfarë mund t’u ofrohet lojtarëve në mënyrë që të paracaktojnë rezultatin e një ndeshjeje, me të cilat fliten rreth rezultateve apo golave.

Gjatë bisedës Mariotti i shpjegon Arandës se ai ka një “shok me flokë të gjata” i cili drejton një shtëpi të paligjshme të lojërave të fatit, ku Immobile ishte një klient i rregullt.

“Immobile i Lazos luan tek ai. Ai është klienti i tij, sulmuesi”, i shpjegoi italiani Arandas.

Ndërkohë, befasia mbetet që edhe ekipi i Frosinones pritet të jetë i përfshirë në këtë skandal dhe për klubin italian pritet të fillojnë shumë shpejt hetimet.

Related posts

Swansea – Liverpool, “The Reds” duan fitoren e 6-të radhazi

Q.Autor

ZGJEDHJET PARLAMENTARE/ Tentoi të fotografonte votën, arrestohet arbitri shqiptar i futbollit

Delo.autor

TRONDITET TRAJNERI BRDARIC/ Titullari i Vllaznisë do të jetë mungesa e madhe për “finalen” e titullit ndaj Partizanit, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment