Futboll Sport

FUTBOLLI NË KOHË PANDEMIE/ Klubi amerikan gjen zgjidhjen fantastike për tifozët! Pritet leja e Bashkisë

Futboll në kohën e koronavirusit! i vështirë, por jo i pamundur. Sporti më popullor në botë jeton për tifozët dhe me tifozët, ndaj Midtjylland, skuadra daneze, ka shpikur një ide super të bukur për t’I dhënë mundësi tifozerisë që të ndjekë ndeshjet pa pasur edhe kontakt mes tyre.

Klubi danez po mendon për të instaluar dy ekranë të mëdhenj në parkimin e MCH Arena, stadium i Midtjylland: tifozët mund të ndjekin kështu ndeshjet të ulur në makinë si “drive-in” të famshme në Amerikë.

Hapësira pranë stadiumit mund të presë rreth 10 mijë spektatorë, duke mbajtur kështu edhe distancat mes tyre. Sipas medieve daneze, klubi po flet edhe me autoritetet lokale dhe Bashkinë për të realizuar idenë.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Barcelona përgatit goditjen e radhës për yllin e Serisë A…

Delo.autor

KRITIKON RONALDON PËR LARGIMIN NGA SERIE A/ Ish-lojtari Brio: CR7 ishte mosrespektues me Juventusin

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Hauge fantastik me asist, Diaz ndëshkon Celtic me një “PERLË” dhe hipotekon fitoren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment