Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TRIUMFON NË MIQËSORE/ Kombëtarja e femrave dominon ndaj Maqedonisë së Veriut, ja rezultati

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave, e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Ohrit.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 me gola të Arbiona Bajraktarit në minutën e 8-të dhe Qëndresa Krasniqit në minutën e 45-të.

Vajzat e Kombëtares e kanë dominuar ndeshjen, po ashtu në minutën e 20-të, portierja Rexhepi priti një penallti.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes Shqipëria e femrave ka vijuar të njëjtin ritëm të lojës, dhe në minutën e 73-të, Rrahmani shënon golin e tretë për vendin tonë.

Maqedonia e Veriut shënoi golin e vetëm në minutën e 73-të me anë të Gentjana Rochit.

Shqipëria e femrave zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Rexhepi, Hila, Curraj, Bajraktari (c), Maliqi, Hashani, Morina, Krasniqi, Doci, Gjini, Franja.

Related posts

“FALEMIDNERIT PËR GJITHÇKA”/ Mesazhi i Bartomeu: Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia jote

Delo.autor

Spalletti: Ndeshja ndaj Roma-s nuk është vendimtare për Champions League

Q.Autor

GODITJE HISTORIKE/ Atalanta afron portierin e shumëkërkuar në Serie A dhe e zyrtarizon

Delo.autor

Leave a Comment