Futboll Ligue 1 Sport

MËRZITET ME TEKAT E LOJTARËVE TEK PSG/ Sheiku kërcënon Neymar dhe Mbappe: Nuk dua më sjellje si yje

Naser Al Khelaifi, sheiku që mbulon rolin e presidentit te PSG në emër të shtetit të Katarit, duket se është mërzitur me tekat e lojtarëve në klub, të cilat këtë vit i kanë kushtuar shumë shtrenjtë skuadrës. PSG fitoi vetëm titullin kampion në Francë e më pas zhgënjeu si në dy Kupat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, një situatë e cila duket e papranueshme duke llogaritur milionat që janë shpenzuar për të ndërtuar skuadrën me emra si Nejmar e Mbape.

Tashmë për të gjithë do të jetë toleranca zero, siç paralajmëroi Al Khelaifi në një deklaratë të dhënë për “France Football”.

“Lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre edhe më shumë se më përpara. Gjithçka duhet të jetë ndryshe. Duhet të bëjnë më shumë, të punojnë më shumë. Këtu nuk ka vend për vetëkënaqësi. Nëse nuk janë dakord, dyert janë të hapura. Mirupafshim! Unë nuk i kam qejf sjelljet si yje”, tha Al Khelaifi në mesazhin e tij të qartë drejtuar futbollistëve.

Gjatë javëve të kaluara, u shtuan zërat se te PSG kishte pasur përplasje të mëdha mes lojtarëve, të ndarë në grupin e brazilianëve të udhëhequr nga Nejmar dhe në grupin e francezëve që udhëhequr nga Kimpembe dhe Mbape.

Related posts

Juventus, Douglas Costa në dyshim ndaj Firorentinës

Q.Autor

SKANDALI TEK PARTIZANI-TIRANA/ Përplasja e tifozërive në Elbasan, ja momenti kur i vihet zjarri një makine (VIDEO)

Delo.autor

DY TITANËT E NBA “HAHESHIN KOKË MË KOKË”/ Urimi i Kobe për Lebron para vdekjes që po përlot botën

F.autor

Leave a Comment